Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 18 Maj 2021– Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetepesë (35) aktakuza kundër dyzetegjashtë (46) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzetetre (23) persona të dyshuar, janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave të dyshuar, është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, si dhe, është paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar shtatë (7) persona për veprat penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 paragrafi 1 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 pika 1.1 dhe 1.9 të  KPRK-së dhe në drejtim të veprës penale “Mbajta ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale dhe ka ngritur gjithsej katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara, si dhe, janë sekuestruar disa pajisje nga një person i dyshuar.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Kontrabandimi i malrave“. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë    Prokuroria Speciale    Prishtinë    Prizren    Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj    Total:
Aktakuzat
personat    -    15-24    7-7    4-5    7-8    -    2-2    -    35-46
Ndalimet    7    7    2    3    2    2    -    -    23
Paraburgimet: kërkesat - personat    -    1-1    -    -    1-2    -    1-2    -    3-5
Bastisjet    -    -    -    -    -    -    -    -    -
Sekuestrimet    -    -    -    -    -    1    -    -    1
 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Ndalimet e personave me urdhër të Prokurorit:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar shtatë (7) persona për veprat penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 paragrafi 1 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 pika 1.1 dhe 1.9 të  KPRK-së dhe në drejtim të veprës penale “Mbajta ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së.


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja” dhe dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.
Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunimi” dhe një (1) person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Dhunë në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Kanosja”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Shmangia nga tatimi”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Deklarimet e rreme”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Hyrja në sistemet kompjuterike”.


Prokuroria Themelore Prizren

|
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
 


Prokuroria Themelore Pejë


Aktakuzat: 
Prokuroria Themelore e Pejës,  gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjithsej katër (4) aktakuza, kundër pesë (5) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” .

Ndalimet nga Prokurori i Shtetit: 
Prokuroria Themelore e PejëS, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.Një (1) person i ndaluar për vepër penale “Ngacmim seksual”, një (1) person i ndaluar për veprën penalë “Vjedhje e rëndë” dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë se huaj” .
 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, për shkak të dyshimit se njëri ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, ndërsa tjetri veprën penale ‘’Kanosja’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të veprave penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose anaqloge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Tregtia e ndaluar’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar,në Prokurorinë Themelore në Gjakovë,Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Tregti e ndaluar”, si dhe, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulmi”.

Sekuestrimet:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar janë sekuestruar këto paisje:
⦁    5 (pesë) aparaturatë tipit ANTIMER/L3+, për prodhim kripto-valutave,
⦁    2 Lap Top
⦁    1 telefon Iphone 11 Pro
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Kontrabandimi i mallrave“.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
 


Shkarko raportin 24 orësh