Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 15 Maj 2021– Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar, është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për sekuestrim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore e Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale dhe ka ngritur dy (2) aktakuz kundër dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Vjedhja“. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka  bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Vjedhja“ dhe ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim.
Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge“.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë    Prokuroria Speciale    Prishtinë    Prizren    Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj    Total:
Aktakuzat
personat    -    6-6    10-14    2-2    1-2    2-2    1-1    -    22-27
Ndalimet    -    5    -    3    -    1    1    -    10
Paraburgimet: kërkesat - personat    -    -    -    -        -    1-1    -    1-1
Bastisjet    -    -    -    -    -    -    -    -    -
Sekuestrimet    -    -    -    -    -    -    2    -    2



Prokuroria Themelore Prishtinë


 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
 Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe dy (2) persona, në raste të ndara, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.


 


Prokuroria Themelore Prizren


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.
Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur këto aktakuza:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Prodhimi i ndaluar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet nga Prokurori i shtetit:
Prokuroria Themelore e Pejës,  gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë,  tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Vjedhje”, ndërsa, një (1) person është ndaluar për veprën penale “Kanosje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprat penale “Vjedhja e shërbimeve” .


Prokuroria Themelore Gjilan


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Vjedhja“.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Vjedhja“.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge“.
Sekuestrimet e përkohshme:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim, për shkak të veprës penale ”Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. Janë sekuestruar;
⦁    Dy (2) monitorë kompjuteri;
⦁    Një (1) shtëpizë kompjuteri;
⦁    Një (1) maus;
⦁    Një (1) printer;
⦁    Tre (3) tiketa të bastoreve;
⦁    Shtatë (7) çelësa të ndryshëm të aparateve;
⦁    Monedha të ndryshme në vlerë të përgjithshme prej pesëdhjetekatër (54) euro, nga të cilat pesë (5) euro në monedha të letrës dhe dyzetenëntë (49) euro në monedha metalike.
Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim, për shkak të veprës penale ”Tregtia e ndaluar”. Janë sekuestruar 12 paketa me 320 kuti (secila me 30 kapsula) të markës  “Ksalol”.


Shkarko raportin 24 orësh