Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 9 maj 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar, janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj gjashtë (6) personave të dyshuar, si dhe është bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e dy (2) telefonave dhe dy (2) USB.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar për 48 orë katër (4) persona të dyshuar, në dy raste të ndara dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër tre (3) personave të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh. 


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Ndalimet    /    4    /    4    /    1    /    1    10
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    /    /    1-2    /    1-3    1-1    /    3-6
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    1    /    /    /    /    1


 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi”, një (1) person me urdhër arrest, për veprën penale “Ngacmimi”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar. Dy (2) të mitur janë ndaluar për 24 orë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Vrasje” dhe dy (2) persona janë  ndaluar për vepër penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy (2) të miturve për vepër penale “Vrasje”.

Sekuestrimet : 
Prokuroria Themelore në Pejë, ka paraqitur kërkesë për sekuestrimin e dy (2) telefonave dhe dy (2) USB.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rreziku i sigurisë në vendin e punës”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër tre (3) personave të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Lëndim i lehtë trupor në bashkëkryerje”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Rastet tjera me interes për publikun:
Me datën 09 Maj 2020, në fshatin Carralevë të komunës së Shtimes, një person përderisa ishte duke drejtuar veturën, humb kontrollin mbi veturën dhe në trotuar godet dy viktimat meshkuj kosovar (të mitur). Dy (2) viktimat fillimisht janë dërguar në emergjencën e Shtimes e me pas ne QKUK ku edhe kanë ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.    
 


Shkarko raportin 24 orësh