Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 02 Prill 2021– Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetetetë (48) aktakuza kundër pesëdhjeteshtatë (57) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar dhe ka ngritur njëzetetetë (28) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër  nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale. 
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh,  në dy rate të ndara, si dhe, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë    Prokuroria Speciale    Prishtinë    Prizren    Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj    Total:
Aktakuzat
personat    -    28-36    -    9-9    2-3    3-3    6-6    -    48-57
Ndalimet    -    5    -    1    -    5    -    2    13
Paraburgimet: kërkesat - personat    -    -    -    -    2-2    -    -    2-2    4-4
Bastisjet    -    -    -    -    -    -    -    -    -
Sekuestrimet    -    -    -    -    -    -    -    -    -
 



Prokuroria Themelore Prishtinë


 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi trupor” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”.
Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Grabitja”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) person, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetetetë (28) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave, për këto vepra penale:
Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Dy (2) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprën penale “Deklarimet e rreme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Gjuetia e kundërligjshme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.
 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet nga prokurori i shtetit: 
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore e Pejës,  gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë 99) aktakuza kundër nëntë (9) personave për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër një (4) personave për vepër penale "Rrezikim i trafikut publik ",
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale "Vjedhje e rëndë" ,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale "Lëndimi i lehtë trupor" ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale " Ndërtim pa leje  ",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale " Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge  " ,Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale " Sulm " .


Prokuroria Themelore Gjilan


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim ndaj një (1) personi për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i besimit’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Keqpërdorimi i besimit’’ dhe ‘’Vetëgjyqësia’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara.Tre (3) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Kanosje ndaj personit zyrtar”, si dhe, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” ;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” dhe një (1) person tjetër nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Grabitja”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi (1) të pandehur, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale  “Vrasja në tentativë”. Ndërsa, një (1) kërkesë tjëtër është paraqitur kundër një (1) personi të pandehur për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”. 
 


Shkarko raportin 24 orësh