Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 01 Prill 2021– Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindedyzetenjë (141) aktakuza kundër dyqindedy (202) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar dhe janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër nëntë (9) personave. 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi. 
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe ka ngritur dyzeteshtatë (47) aktakuza kundër nëntëdhjetë (90) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).   
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar pesë (5) persona, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë (5) personave dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh,  në dy raste të ndara, si dhe, janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tridhjetegjashtë (36) aktakuza kundër dyzeteshtatë (47) personave, për vepra të ndryshme penale
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në dy raste të ndara dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.
 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë    Prokuroria Speciale    Prishtinë    Prizren    Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj    Total:
Aktakuzat
personat    -    47-90    17-19    -    16-19    12-12    36-47    13-15    141-202
Ndalimet    -    4    -    -    5    2    -    3    14
Paraburgimet: kërkesat - personat    1-1    2-3    -    -    3-5        -    -    6-9
Bastisjet    -    -    -    -    -    -    -    -    -
Sekuestrimet    -    -    -    -    -    -    -    -    -
 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera) 
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale: Krimi i luftes kundër popullsisë civile,  në shkelje të nenit 142 lidhur me nenin 22 të Kodit Penal të ish RSFJ si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, po ashtu e dënueshme edhe me nenin 146 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
 


Prokuroria Themelore Prishtinë


 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”,
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor ”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi , për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave , për shkak të dyshimit se të njëjti kanë kryer veprën penale “Kontrabandim me mallra “ .

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dyzeteshtatë (47) aktakuza kundër nëntëdhjetë (90) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër tridhjetenjë (31)  personave, për veprat penale "Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar “ , “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”, “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”, “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve “, “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare “, “Dhënia e ryshfetit “, “Dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale të pranimit së ryshfetit në sektorin privat” dhe “ Dhënja e ryshfetit në sektorin privat”.
Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave, për veprat penale "Legalizim i përmbajtjes së rreme në bashkëkryerje", " Falsifikim i dokumenteve ","Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar ",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi , për veprën penale "Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm "
Një (1 ) aktakuzë kundër katër (4) personave , për veprën penale "Vrasja e rëndë",
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave , për veprën penale "Mbajtja në pronësi, kontrolli ose posedimi të paautorizuar të armëve ",
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale "Sulmi", 
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale "Shpërdorim i pasurisë së huaj",
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave , për veprën penale " Falsifikim i dokumenteve",
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale " Vjedhja e rëndë",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi , për veprën penale " Vjedhja",
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale " Dhunë në familje",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi , për veprën penale " Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës ",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale "Pjesëmarrja në rrahje ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi ,për veprën penale "Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre ",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale "Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës ",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi , për veprën penale " Mundësim i arratisjes së personave të privuar nga liria ",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi , për veprën penale "Cenim i të drejtave të patentës ",
Një (1 ) aktakuzë kundër një (1) personi , për veprën penale " Vetëgjyqësia",
Pesë (5) aktakuza kundër (5) personave , për veprën penale "Kanosja ",
Nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave , për veprën penale "Lëndim i lehtë trupor",
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave , për veprën penale " Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Katër (4) aktakuza kundër (4) personave , për veprën penale "Vjedhje e shërbimeve",
 


Prokuroria Themelore Prizren


Aktakuzat:     
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.  
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”, 
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” ,
 Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” ,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi Seksual” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”  ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,
 Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Grabitja”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Falsifikimi i parasë” .
 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar pesë (5) persona, për 48 orë. Një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i besimit’’ dhe tre (3) persona janë ndaluar për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’, një (1) kërkesë për paraburgim ndaj një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër tre (3) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi me mallra’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për këto vepra penale:
Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Falsifikimi i parasë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vetëgjyqësia’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
 Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara.Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimkit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”, si dhe, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare dhe autoriteteve publike”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për këto vepra penale: 
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë në bashkëkryerje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale”Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”, 
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur tridhjetegjashtë (36) aktakuza kundër dyzeteshtatë (47) personave, për vepra të ndryshme penale.
Njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Pesë (5) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Kanosja”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Dy (2) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Shmangia nga tatimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Fillimi i procedurës penale për veprat penale kundër pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i besimit”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”, ndërsa, një (1) person tjetër është ndaluar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Deklarimet e rreme”. 


Shkarko raportin 24 orësh