Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 28 Mars 2021– Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzetenjë (21) persona të dyshuar, janë paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër nëntë (9) personave dhe është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj dy (2) personave.  

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit,  ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj dy (2) personave tjerë.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar katër (4) persona dhe ka kërkuar caktimin e paraburgimit për katër (4) persona, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).             
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në katër raste të ndara.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë    Prokuroria Speciale    Prishtinë    Prizren    Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj    Total:
Aktakuzat
personat    -    -    -    -    -    -    -    -    -
Ndalimet    -    6    4    2    1    5    2    1    21
Paraburgimet: kërkesat - personat    -    2-4    3-4    -    1-1    -    1-2    -    7-11
Bastisjet    -    -    -    -    -    -    -    -    -
Sekuestrimet    -    -    -    -    -    -    -    -    -
 



Prokuroria Themelore Prishtinë


 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,  dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Vjedhja”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj dy (2) personave, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”.


Prokuroria Themelore Prizren


 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë.” 
Ndërsa, një (1) person, është ndalaur nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”..

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm ka kërkuar caktimin e paraburgimit për dy (2) personave, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
Po ashtu, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” . 
 


Prokuroria Themelore Pejë


 Ndalimet nga prokurori i shtetit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Kanosje” dhe  
një (1) person nën dyshimin për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes se detyrës zyrtare”. Me aktvendim të prokurori të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh.  
 


Prokuroria Themelore Gjilan


 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.


 


Prokuroria Themelore Gjakovë


 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në katër raste të ndara. Dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “ Kanosja” dhe “Pengim i personit zyrtar gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Shantazh” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”. Gjithashtu,  është ndaluar një (1) person për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Vjedhje”. 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj


 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi”.
 


Shkarko raportin 24 orësh