Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 27 Mars 2021– Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetegjashtë (86) aktakuza kundër tetëdhjetetetë (88) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër shtatë (7) personave të pandehur. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur dyzet (40) aktakuza kundër dyzetetre (43) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për dy (2) persona dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).           
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër  pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë dy (2) kërkesë për caktimin e paraburgimit për tre (3) persona, për shkak të veprave të ndryshme penale si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale. 
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale. 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë    Prokuroria Speciale    Prishtinë    Prizren    Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj    Total:
Aktakuzat
personat    -    40-43    9-9    5-5    10-11    -    10-8    12-12    86-88
Ndalimet    -    2    5    2    1    -    2    -    12
Paraburgimet: kërkesat - personat    -        1-2    -    1-1    -    2-3    1-1    5-7
Bastisjet    -    -    -    -        -    -    -    -
Sekuestrimet    -    -    -    -        -    -    -    -
 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dyzet (40) aktakuza kundër dyzetetre (43) personave, për këto vepra penale:
Katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mashtrimi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi seksual”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.


 


Prokuroria Themelore Prizren


 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Detyrimi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Po ashtu, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar edhe një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge psikotrope dhe analoge” .
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm ka kërkuar caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” 
Aktakuzat: 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.   
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja” ,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” .
 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet nga prokurori i shtetit:
Prokuroria Themelore e Pejës,  gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.  Një (1) person është ndaluar për 48 orë për veprën penale “Vjedhje”dhe një (1) person është ndaluar për 48 orë për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. 

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore e PejeËs, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale  "Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve",
Një (1) aktakuzë, ndaj një (1) personi, për veprën penale "Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
 


Prokuroria Themelore Gjilan


 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:
Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale ‘Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Sulmi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi seksual’’.


 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Mashtrimi“. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar“.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale. 
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhje pylli”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Sulmi seksual”;
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vrasja",
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e pyllit”.
 


Shkarko raportin 24 orësh