Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 01 mars 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit janë ndaluar nëntëmbëdhjetë (19) persona dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka paraqitur dy (2) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’ju afruar vendit ose personit të caktuar për dy (2) persona.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë ndalimin e katër (4) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tetë (8) persona për vepra të ndryshme penale. Me aktvendim të prokurori të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh. Gjithashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit një trup i pajetë është dërguar për obduksion.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor“. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Tentim vrasja“.


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë    Prokuroria
Speciale    Prishtinë    Prizren    Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj    Total:
Aktakuzat
personat    -    -    -    -    -    -    -    -    -
Ndalimet    -    2    4    8    -    4    1    -    19
Paraburgimet:
kërkesat - personat    -    2 – 2    -    -    -    -    1 – 1    -    3-3
Bastisjet    -    -    -    -    -    -    -    -    -
Sekuestrimet    -    -    -    -    -    -    -    -    -
 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’ju afruar vendit ose personit të caktuar për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’ju afruar vendit ose personit të caktuar për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja”.


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë ndalimin e dy (2) personave, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 i KPRK-së.
Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë ndalimin e një (1) personi, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së
Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë ndalimin e një (1) personi, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.
 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tetë (8) persona për vepra të ndryshme penale. Me aktvendim të prokurori të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh.
Gjashtë (6) persona janë ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, një (1) person i ndaluar për veprën penale “Dhunë në familje” dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale “Cenimi i paprekshmërisë se mjeteve motorike”.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar në dy raste të ndara. Tre (3) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”, dhe një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor“.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Tentim vrasja“.


Shkarko raportin 24 orësh