Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 26 shkurt 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindedyzet (140) aktakuza kundër njëqindepesëdhjetenëntë (159) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dymbëdhjetë (12) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
 
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për njëmbëdhjetë (11) persona, si dhe ka ngritur shtatëdhjetekatër (74) aktakuza kundër tetëdhjetenjë (81) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër trembëdhjetë  (13) personave për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15)  aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, janë  ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale. 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    74 – 81     12 – 16     12 – 13     15 – 17     3 – 3     12 – 15     12 – 14     140 – 159 
Ndalimet    /    9    3    1    /    1    /    /    14 
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    1 – 11     1 – 1     /    /    /    /    /    2 – 12 
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja”, dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” dhe tre (3) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Hyrja në sistemet kompjuterike”. Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”. Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Hyrja në sistemet kompjuterike”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për njëmbëdhjetë (11) persona, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur shtatëdhjetekatër (74) aktakuza kundër tetëdhjetenjë (81) personave, për këto vepra penale:
Njëzetetre (23) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Nëntë (9) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
 Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi seksual”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar tre (3) persona për vepra të ndryshme penale. Një (1) person është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së.  Personi i dytë është ndaluar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë” nga neni 185 i KPRK-së. Ndërkaq, personi i tretë është ndaluar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja” nga neni 313 i KPRK-së.        

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë” nga neni 185 i KPRK-së.        
 
Aktakuzat:     
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.             
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.      
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186 i KPRK-së, “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së dhe “Sulmi” nga neni 184 i KPRK-së.              
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja” nga neni 313 i KPRK-së. 
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së.     
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së.     
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 i KPRK-së.      
 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Kanosje”. 

Aktakuzat:
Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi” 
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja” 
Një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”.
 


Prokuroria Themelore Gjilan


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15)  aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për këto vepra penale:
Dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Falsifikimi i rezultateve të votimit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosja”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për këto vepra penale: 
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontrolle ose posedim të paautorizuar të armëve’.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.
Një  (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”;
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Kanosja”;
Një  (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhje pylli”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”;
Një  (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;
Një  (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Gjuetia e kundërligjshme”;
Një  (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”;
Një  (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”.
 


Shkarko raportin 24 orësh