Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 25 shkurt 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, janë ngritur tetëdhjetegjashtë (86) aktakuza kundër njëqindekatër (104) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë shtatëmbëdhjetë (17) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër tre (3) të pandehurve me iniciale D.G, V.K, dhe Rr.S. për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetetetë (38) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me ndalim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike kundër një (1) personi dhe ka ngritur  njëmbëdhjetë (11)  aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi  të dyshuar. Prokuroria Themelore në Gjakovë ka  ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për tre (3) persona, për shkak të veprave penale “Grabitja”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe  “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.  Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale. 


Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    1 – 3     27 – 38     17 – 18     /    11 – 13     15 – 15     10 – 10     5 – 7     86 – 104 
Ndalimet    /    12     1    /    2     2    /    /    17 
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    1 – 2     1 – 1     /    /    1 – 1      1 – 3     /    4 – 7 
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Aktakuzë:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër tre (3) të pandehurve me iniciale D.G, V.K, dhe Rr.S. për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”.
 


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, prej tyre nëntë zyrtarë dhe dy qytetar, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, si dhe një zyrtar është shoqëruar në stacionin policor.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vjedhja”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetetetë (38) personave, për këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vrasja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë” nga neni 185 i KPRK-së.      

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së.  
 
Aktakuzat:     

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.          
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së.     
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” nga neni 195 i KPRK-së.    
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së.
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së.       
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së.     
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së.     
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321 i KPRK-së.      
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ndërtimi pa leje” nga neni 359 i KPRK-së.      
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 i KPRK-së.       


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Vrasja në tentativë’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me ndalim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur  njëmbëdhjetë (11)  aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Falsifikimi i rezultateve të votimit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, si dhe, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Asgjësimi ose dëmtimi i pasurisë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë - Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për këto vepra penale: 
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”,
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “ Kanosje”,
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “ Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për tre (3) persona, për shkak të veprave penale “Grabitja”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe  “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. 

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale. 
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Kanosja”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Dhunë në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Ngacmimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1)aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.


Shkarko raportin 24 orësh