Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 24 shkurt 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore, janë ngritur nëntëdhjetetetë (98) aktakuza kundër njëqindeshtatëmbëdhjetë (117) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar.

Po ashtu, janë paraqitur nëntë (9) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tetëmbëdhjetë (18) personave,  është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit me propozim për trajtim psikiatrik në Institucionin Shëndetësor dhe janë bërë dy (2) kërkesa për sekuestrime të dy (2) veturave, për shkak të veprave penale “Vjedhja“ dhe “Mashtrimi“

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i parasë” nga neni 296 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për shtatë (7) persona, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit me propozim për trajtim psikiatrik në Institucionin Shëndetësor, si dhe ka ngritur ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave, për vepra të ndryshme penale.
 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për 48 orë, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19)
personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).                 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër gjashtë (6) personave dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokuroit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje për 48 orësh, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar tre (3) persona, për shkak të veprave penale “Grabitja”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe  “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Po ashtu, ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrime të dy (2) veturave, për shkak të veprave penale “Vjedhja“ dhe “Mashtrimi“, si dhe ka ngritur njëzetekatër (24) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmëbdhejtë (11) personave për vepra të ndryshme penale. 
 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    -    25-31    15-19    5-7    13-14    6-8    24-27    10-11    98-117
Ndalimet    -    -    2    1    1    2    3    -    9
Paraburgimet apo kërkesat tjera:-
 kërkesat - personat    1-1    2-8    1-1    1-1    3-6    1-1    -    1-1    10-19
Bastisjet    -    -    -    -        -    -    -    /
Sekuestrimet    -    -    -    -    -    -    2    -    2
 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i parasë” nga neni 296 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
 


Prokuroria Themelore Prishtinë

 Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit me propozim të trajtimit psikiatrik në Institucionin Shëndetësor për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për shtatë (7) persona, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Grabitja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.
 


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Departamenti i Përgjithshëm I Prokurorisë Themelore në Prizren, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në koëhzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm I Prokurorisë Themelore në Prizren, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Mashtrimi”.
 Aktakuzat:     

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjtihshëm, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.  
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” ,
Pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
 
 


Prokuroria Themelore Pejë


 Ndalime nga Prokurori i Shtetit: 
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Vjedhje”. 

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera): 
Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Privimi i kundërligjshëm nga liria”.

Aktakuzat:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja nën kontroll, pronësi apo posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
 Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja” .
 


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet’’, një (1) kërkesë për paraburgim kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’ dhe ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër tre (3) personave për veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për këto vepra penale:
Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë

 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale, “Vjedhje e rëndë”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” dhe veprën penale “Ofrimi i lokaleve për prostitucion”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave për këto vepra penale: 
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën  penale “Sulmi”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, 
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, 
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar tre (3) persona, për shkak të veprave penale “Grabitja”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe  “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Sekuestrimet e përkohshme:
Në dy raste të ndara, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka sekuestruar dy (2) vetura, një (1) veturë për shkak të veprës penale “Vjedhja“, dhe një (1) veturë për shkak të veprës penale “Mashtrimi“.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetekatër (24) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave, për këto vepra penale:
Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për shkak të vepres penale “Dhunë në familje”;
Tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për shkak të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”;
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Kanosje”;
Një  (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”;
Nje (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të vepres penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” lidhur me veprën penale “Dhuna në familje”. 

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur dhjetë (10) atakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”.
 


Shkarko raportin 24 orësh