Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 23 shkurt 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetetre (63) aktakuza kundër tetëdhjetenjë (81) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 njëzetetre (23) persona, si dhe janë bërë tre (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Falsifikimi i parasë” nga neni 296 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar i cili me  aktvendim të prokurori të shtetit është  ndaluar për 48 orë. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara ka ndaluar gjashtë (6) persona, si dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16)  aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe janë  ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër tridhjetedy (32) personave për vepra të ndryshme penale. 
 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    6 – 11     5 – 6     /    16 – 19     4 – 5     7 – 8     25 – 32     63 – 81 
Ndalimet    1    12     1    1    6    1    /    1    23 
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    2 – 2     1 – 1         /    /    /    /    3 – 3 
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Falsifikimi i parasë” nga neni 296 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar shtatë (7) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Vjedhja”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale “Vrasja e rëndë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Pjesëmarrja në rrahje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i parasë”.


 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 i KPRK-së.       

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së.      
 
Aktakuzat:     
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.       
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së dhe “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.   
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.    
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi seksual” nga neni 229 i KPRK-së.   
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja” nga neni 313 i KPRK-së.     
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Gjuetia e kundërligjshme” nga neni 350 i KPRK-së.    


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Privimi i kundërligjshëm nga liria”.


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara ka ndaluar gjashtë (6) persona. Në njërin rast një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet’’, dy (2) persona janë ndaluar me dyshimin se kanë kryer veprat penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’ dhe ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’ dhe tre (3) persona janë ndaluar me dyshimin se kanë kryer veprat penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16)  aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për këto vepra penale:
Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Kanosja’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja’’,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” dhe ”Ofrimi i lokaleve për prostitucion”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për këto vepra penale: 
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Vjedhje” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja  e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale. 
Një (1) aktakuzë kundër një  (1) personi, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një  (1) personi, për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i besimit”;
Një (1) aktakuzë kundër dy  (2) personave, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”;
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për shkak te veprës penale “Vjedhje  e rëndë”.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit kujdestar:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër tridhjetedy (32) personave për këto vepra penale:
Gjashtë (6) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosje”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vetëgjyqësia”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli”.


Shkarko raportin 24 orësh