Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit
Prishtinë, 22 shkurt 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tete (8) persona të dyshuar dhe është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër Një
⦁ personi.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë ndalimin e një (1) personi, i dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona për vepra të ndryshme penale. Me aktvendim të prokurori të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për (1) person, për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë“.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori
Prokuroritë Prokuro ria
Speciale Prishtinë Prizren Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj Total:
Aktakuzat
personat - - - - - - - - -
Ndalimet - 5 1 2 - - - - 8
Paraburgimet apo kërkesat tjera:
kërkesat - personat - - - - - 1-1 - 1-1
Bastisjet - - - - - - - - -
Sekuestrimet - - - - - - - - -
Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja” dhe dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.
Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë ndalimin e një (1) personi, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
Prokuroria Themelore Pejë
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit , ka ndaluar dy (2) persona për vepra të ndryshme penale. Me aktvendim të prokurori të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh. Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe një (1) person tjetër është ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Prokuroria Themelore Mitrovicë
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për (1) person, për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë“.
Shkarko raportin 24 orësh