Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 20 shkurt 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore, janë ngritur gjashtëdhjetenëntë (69) aktakuza kundër shtatëdhjetenëntë (79) personave për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar dhe janë paraqitur dy ( 2) kërkesa për lëshimin e letër rreshtimit ndërkombëtar kundër shtatë (7) personave, si dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave të dyshuar.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë dy (2) kërkesa për lëshimin e letër rreshtimit – letër rreshtim ndërkombëtar kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren,ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person me aktvendim të prokurorit të shtetit dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.


Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzet (20) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë    Prokuro
ria Speciale    Prishtinë    Prizren    Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj    Total:
Aktakuzat
personat    -    18-19    17-22    6-7    20-20    1-1    3-4    4-6    69-79
Ndalimet    -    3    -    1    -    2    -    -    6
Paraburgimet apo kërkesat tjera:
kërkesat - personat    2-7    2-2    -    -    1-1    -    -    -    5-10
Bastisjet    -    -    -    -    -    -    -    -    -
Sekuestrimet    -    -    -    -    -    -    -    -    -
 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Sulmi” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”, Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,


Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vrasja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi seksual”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Hyrja në sistemet kompjuterike”.
 


Prokuroria Themelore Pejë


Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person me aktvendim të prokurorit të shtetit
për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale "Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge"
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”, Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për vepër penale ""Vjedhja e pylli" ,,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,


Prokuroria Themelore Gjilan

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):


Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për këto vepra penale: Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Falsifikimi i rezultateve të votimit’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Tregtia e ndaluar’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë


Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.


Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi veprën penale “Sulmi”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave për këto vepra penale” Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Grabitja”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhunë në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”;


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ptrokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për këto vepra penale:


Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”.


Shkarko raportin 24 orësh