Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 19 shkurt 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetenjë (81) aktakuza kundër njëqindetre (103) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe janë paraqitur nëntë (9) kërkesa për caktimin e paraburgimit të trembëdhjetë (13) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
 
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, si dhe ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona për 48 orë dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër gjashtë (6) personave dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje për 48 orësh, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave të dyshuar, si dhe janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.
Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale. 
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /     29–36     10–20     /    5-5    8-8    7- 8    22-26    81-103
Ndalimet    /    9    3    1    2    1    /    /     16
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    4-4    /    1-1     2-6    2-2     /    /    9-13 
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”, dy (2) persona, në dy raste ndaras, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi  i lehtë trupor” dhe pesë (5) persona, pasi të njëjtit dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Grabitja”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave, për këto vepra penale:
Tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Sulmi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Falsifikimi i parasë”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mashtrimi në procedurën e falimentimit”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.

⦁    Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar dy (2) person për 48 orë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Grabitja” nga neni 317 i KPRK-së. Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së.     

Aktakuzat:     
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëzet (20) personave për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër njëmbëdhjetë (11) personi, për veprat penale “Sulmi” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, 
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër”. 
 


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar dy (2) person për 48 orë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Grabitja” nga neni 317 i KPRK-së. Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së.     

Aktakuzat:     
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëzet (20) personave për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër njëmbëdhjetë (11) personi, për veprat penale “Sulmi” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, 
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër”. 
   
 


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Grabitja”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Grabitja”.
 


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë. Një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Rrëmbimi’’ dhe një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë (5) personave me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Rrëmbimi’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5)  aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë - Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit , kundër dy (2) personave , në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për këto vepra penale: 
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën  penale “Shantazhi në tentative”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale: 
Tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprat penale “Falsifikimi i  dokumenteve“ dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhunë në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale: 
Tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprat penale “Falsifikimi i  dokumenteve“ dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhunë në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave për këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosje”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli”.
 


Shkarko raportin 24 orësh