Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 17 shkurt 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjeteshtatë (37) aktakuza kundër dyzetedy (42) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë nëntëmbëdhjetë (19) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
 
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona për 48 orë, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore e Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Kanosje”.  

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar katër (4) persona për 48 orë dhe ka ngritur nëntë (9)  aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje për 48 orësh, si dhe, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale. 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 
Prokuroritë     Prokuroria Speciale    Prishtinë     Prizren      Pejë    Gjilan    Gjakovë    Mitrovicë    Ferizaj           Total: 
Aktakuzat 
personat    /    15 – 17     5 – 5     /    9 – 11     /    5 – 6     3 – 3     37 – 42 
Ndalimet    /    7    3    /    4    2    /    3     19 
Paraburgimet:
 kërkesat - personat    /    /    1 – 1     1 – 1     /    1 – 1     /    2 – 4     5 – 7 
Bastisjet    /    /    /    /    /    /    /    /    /
Sekuestrimet    /    /    /    /    /    /    /    /    /



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosja”.
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe tre (3) persona me dyshimin se dy prej tyre kanë kryer veprat penale “Sulmi “ dhe “Vrasja në tentativë”, si dhe njëri për veprën penale “Vrasja në tentativë”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi seksual”.
 


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së.  Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së.    

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së.          

Aktakuzat:     
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në KPRK.       
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës” nga neni 243 i KPRK-së;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së.     
   
 


Prokuroria Themelore Pejë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Prokuroria Themelore e Pejë gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Kanosje”.   


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar katër (4) persona për 48 orë, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Falsifikimi i parasë’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9)  aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale ‘’Vjedhja’’ dhe ‘’Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Falsifikimi i rezultateve të votimit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi  i mallrave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhënia e ryshfetit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë - Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit , kundër një (1) personi , për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale. 
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhunë në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Kontrabandimi i mallrave”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Fajdeja”. 

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Fajdeja”.
Po ashtu, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”.


Shkarko raportin 24 orësh