Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 12 Janar 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetepesë (25) aktakuza, kundër njëzetetetë (28) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave të dyshuar.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar një (1) person dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (17) personave, për vepra të ndryshme penale, të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

 

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një (1) person të dyshuar. Me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh.  

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar, si dhe, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

5-5

15-17

-

1-1

1-2

1-1

2-2

25-28

Ndalimet

1

8

1

1

2

4

-

-

17

Paraburgimet: kërkesat - personat

1-1

-

-

-

1-1

1-1

-

 -

3-3

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

 

 

 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Krimi i organizuar’’,  nga neni 283 lidhur me veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, nga neni 273, të KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Krimi i organizuar’’,  nga neni 283 lidhur me veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, nga neni 273. të KPRK-së.

 


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja” dhe dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Vjedhja në tentativë”. 

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Grabitja” dhe tre (3) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar për shkak dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ‘’Kanosja’’ dhe  ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (17) personave, për këto vepra penale:

Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”.

 


Prokuroria Themelore Pejë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Vjedhja e rëndë”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh.  

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë. Një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’ dhe një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale  ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Kanosja’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘’Dhuna në familje’’, ‘’Mospërfillja e gjykatës’’ dhe ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale, “Lëndim i rëndë trupor” dhe dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Kanosja”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Dhuna në familje”, “Kanosja” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Sulmi”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

 

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

 

 


Shkarko raportin 24 orësh