Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 11 Janar 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar dhe është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Pejë,  ka ndaluar dy   (2) persona të dyshuar. Me aktvendim të prokurorit të shtetit, të pandehurit janë dërguar në ndalim 48 orësh.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Ndalimet

-

-

-

2

1

2

1

-

6

Paraburgimet: kërkesat - personat

-

-

-

-

1-1

-

-

 -

1-1

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

 



Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë,  ka ndaluar dy   (2) persona të dyshuar.  Me aktvendim të prokurorit të shtetit, të pandehurit janë dërguar në ndalim. Një (1) person është  ndaluar 48 orë për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) person është  ndaluar 48 orë për veprën penale “Organizimi i skemave priamidale dhe bixhozit të paligjshëm”.


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Dhuna në familje’’, ‘’Mospërfillja e gjykatës’’ dhe ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’, ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, “Dhuna në familje”  dhe, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale ”Sulmi ndaj personit zyrtar”.

 

 


Shkarko raportin 24 orësh