Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 09 Janar 2021 – Prokurori i Shtetit ju njofton se janë ngritur njëzetedy (22) aktakuza, kundër tridhjetetetë (38) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetë (8) persona të dyshuar dhe janë paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave të dyshuar.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

 

Prokuroria Themelore në Pejë,  ka ndaluar një (1) person të dyshuar. Me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh.  

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin e kujdesit shëndetësor ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

1-15

11-11

4-6

-

1-1

-

4-4

1-1

22-38

Ndalimet

-

-

1

1

-

6

-

-

8

Paraburgimet: kërkesat - personat

-

1-2

-

-

-

1-1

-

 -

2-3

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

 

 

 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Aktakuzat:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm“ nga neni 300 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1, “Kontrabandimi i mallrave” nga neni 317 paragrafi 2, “Shmangia nga tatimi“ nga neni 313 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3, dhe “Shpërlarja e parave“ nga neni 302, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 


Prokuroria Themelore Prishtinë


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.

 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur një (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lejimi i kundërligjshëm i ndërtimit apo drejtimit të fabrikave dhe instalimeve që ndotin mjedisin” dhe “Dëmtimi i objekteve dhe pajisjeve për mbrojtjen e mjedisit”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi seksual”.


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Mbajta në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh.  


Prokuroria Themelore Gjilan


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

 

 

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik, me ndalim në institucionin e kujdesit shëndetësor kundër një (1) personi të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.

 

 

 


Shkarko raportin 24 orësh