Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 


Prishtinë, 3 Dhjetor 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetedy (42) aktakuza, kundër dyzetegjashtë (46) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur njëzetetetë (28) aktakuza kundër njëzetenëntë (29) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

 

Prokuroria Themelore në Pejë,  ka ndaluar një (1) person të dyshuar. Me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.  

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

28-29

2-2

-

3-3

1-1

4-4

4-7

42-46

Ndalimet

-

3

-

1

-

-

-

-

4

Paraburgimet: kërkesat - personat

-

1-1

2-2

-

-

-

-

 -

3-3

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

 

 

 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar gjithsejtë tre (3) persona të dyshuar. Një (1) person për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“, një (1) person për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar“ dhe një (1) person për veprën penale “Mashtrimi“.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti Përgjithshëm, ka parashtruar në Gjykatë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Sulmi“.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetetetë (28) aktakuza kundër njëzetenëntë (29) personave, për këto vepra penale:

Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja“,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge“,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.


Prokuroria Themelore Prizren

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi seksual”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.
 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Ngacmimi”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh.


Prokuroria Themelore Gjilan


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Tregtia e ndaluar’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’.

 

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:  

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.

 


Shkarko raportin 24 orësh