Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 02 Dhjetor 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetenëntë (79) aktakuza, kundër njëqindepesë (105) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur pesëdhjetë (50) aktakuza kundër gjashtëdhjetetetë (68) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).      

 

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një (1) person të dyshuar. Me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër tetë (8) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

50-68

5-8

-

4-8

5-6

13-13

2-2

79-105

Ndalimet

-

-

2

1

1

-

-

1

5

Paraburgimet: kërkesat - personat

-

-

1-1

-

2-2

-

-

 -

3-3

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

 

 

 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur pesëdhjetë (50) aktakuza kundër gjashtëdhjetetetë (68) personave, për këto vepra penale:

Nëntëmbëdhjetë  (19) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Kanosja”,

Pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,

Katër (4) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale “Sulmi”,

Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë i trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve“

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Deklarimi i rremë nën betim”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar“,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Shkretërimi i pyjeve “,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkelja e urdhrit mbrojtës“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vrasja në tentativë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja“.

 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë ndalimin e një (1) personi për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm ka bërë ndalimin e një (1) personi për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

     

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje’’.  

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:                   

Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprat penale “Vjedhja” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.

 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Sulmi”.  Me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh.


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale ‘’Vjedhja’’ dhe ‘’Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Mashtrimi’’,  

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë


Aktakuzat:

Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Cenimi i paprekshmërisë së mjeteve motorike’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’.
 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:  

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Fajdeja”.

 


Shkarko raportin 24 orësh