Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 01 Dhjetor 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetenëntë (79) aktakuza, kundër tetëdhjetenëntë (89) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për paraburgim për një (1) person dhe ka ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza kundër tridhjetepesë (35) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).           

 

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar tre (3) persona për 48 orë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave.


 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

31-35

9-9

7-9

11-12

1-1

11-11

9-12

79-89

Ndalimet

-

1

1

3

1

5

-

-

11

Paraburgimet: kërkesat - personat

-

1-1

-

1-1

-

-

-

 1-1

3-3

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosja“.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokurori kujdestar në Departamentin për të Mitur, ka parashtruar në Gjykatë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza kundër tridhjetekatër (35) personave, për këto vepra penale:

Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Dhunë në familje“,

Tre (3) aktakuza kundër pesë (5) persona për veprën penale “Lëndim i lehtë i trupor”,

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje pylli“,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje“,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Ngacmim”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar “,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Prezantim i rremë si person zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrim”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulm”.

 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm ka bërë ndalimin e një (1) personi, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

     

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:   

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kontrabandimi me migrantë”.


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës,  ka ndaluar tre (3) persona për vepra të ndryshme penale. Dy (2) persona janë ndaluar për 48 orë nga prokurori i shtetit për veprën penale “Kanosja ndaj personit zyrtar”, kurse një (1) person është ndaluar për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi  për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur  shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Ndërtimi pa leje”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes se rreme”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi me subvencione”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lëndimi i rëndë trupor” dhe një (1) person në për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Fshirja, heqja apo ndryshimi i kundërligjshëm i shenjave në armë të zjarrit apo në municion”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”  sipas KPRKS-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për këto vepra penale:  

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Vetëgjyqësia”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” ,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.


Shkarko raportin 24 orësh