Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 16 Nëntor 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona të dyshuar.
 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë ndalimin e dy (2) personave të dyshuar, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).    

 

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për 48 orë.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit kujdestar, në dy raste të ndara, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dy (2) persona të dyshuar.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Ndalimet

-

6

2

1

3

-

-

2

14

Paraburgimet: kërkesat - personat

-

3-4

-

-

-

-

-

 -

3-4

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.

Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumentit”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) person të mitur, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”. Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

 

 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, ka ndaluar (1) person të dyshuar për veprën penale “Vjedhje Pylli”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar për 48 orë.


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për 48 orë. Një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale ‘’Vjedhja e rëndë’’ dhe ‘’Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’’.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, në dy raste të ndara, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë Trupor” dhe “Kanosja”


 


Shkarko raportin 24 orësh