Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 15 Nëntor 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër gjashtë (6) personave të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për gjashtë (6) persona të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy (2) persona të dyshuar.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Ndalimet

-

2

-

-

-

-

-

2

4

Paraburgimet: kërkesat - personat

-

4-6

-

-

-

-

-

 -

4-6

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

 

 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Ngacmimi”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit me propozim për trajtim psikiatrik për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Trafikimi me njerëz”.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.


Shkarko raportin 24 orësh