Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 14 Nëntor 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetetri (53) aktakuza, kundër gjashtëdhjetetre (63) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar.

 

Gjithashtu, janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër shtatë (7) personave të dyshuar dhe një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).   

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të dyshuar dhe ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza, kundër njëzetetetë (28) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka bërë një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit, kundër katër (4) personave të dyshuar, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave dhe ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm, të një (1) automjeti.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë  (6) personave për vepra të ndryshme penale.  

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

-

11-12

-

25-28

-

12-17

5-6

53-63

Ndalimet

-

8

-

-

1

1

-

-

10

Paraburgimet: kërkesat - personat

-

-

-

-

2-2

1-1

2-4

 -

5-7

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

1

-

1

 

 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar tre (3) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Trafikimi me njerëz”. Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.

 


Prokuroria Themelore Prizren


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:

Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘’Vjedhja grabitqare’’ dhe ‘’Vjedhja e rëndë’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi, me dyshimin e veprës penale ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza, kundër njëzetetetë (28) personave, për këto vepra penale:

Shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Tri (3) aktakuza kundër (4) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Tri (3) aktakuza kundër (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Një (1) aktakuzë kundër (3) personave për veprën penale ‘’Sulmi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulmi” dhe veprën penale “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme”.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Tentim vrasja“. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.
 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për këto vepra penale:

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një (1) automjeti, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve“.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë  (6) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Tregtia e ndaluar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.

 


Shkarko raportin 24 orësh