Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 12 Nëntor 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetenjë (41) aktakuza, kundër pesëdhjetegjashtë (56) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar.

 

Gjithashtu janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë (5) personave dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një (1) person, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).        

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tetë  (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë  (11) personave, për vepra të ndryshme penale.  

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

6-7

11-22

-

7-7

-

9-9

8-11

41-56

Ndalimet

-

6

-

-

1

2

-

-

9

Paraburgimet (apo masa tjera): kërkesat - personat

-

3-3

-

-

2-2

1-1

-

 -

6-6

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

 

 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Prezantimi i rremë si person zyrtar”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja”, dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, në dy raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim ose përdorimi i armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 


Prokuroria Themelore Prizren


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave, për këto vepra penale:    

Gjashtë (6) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”, “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Pjesëmarrja në rrahje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangia nga tatimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësia”.

 

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Vjedhja grabitqare’’ dhe ‘’Vjedhja e rëndë’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim ndaj një (1) personi për shkak të veprave penale ‘’Vjedhja grabitqare’’ dhe ‘’Vjedhja e rëndë’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosja”.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi” .

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur tetë  (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë  (11) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ligji për minierat dhe minerale”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.

 


Shkarko raportin 24 orësh