Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 14 Tetor 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetenëntë (59) aktakuza, kundër shtatëdhjetetetë (78) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona të dyshuar.

 

Gjithashtu, janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dhjetë (10) personave të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, nga Prokuroria Themelore e Pejës janë bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve, të cilat dyshohen të jenë përdorur për kryerjen e veprave penale.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një (1) kërkesë për lëshimin e urdhër arrestit, kundër katër (4) personave.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza, kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëzetedy (22) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).   

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar (4) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, kundër një (1) të pandehuri dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër pesë (5) personave. Gjithashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve, të cilat dyshohen të jenë përdorur për kryerjen e veprave penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave të dyshuar dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit, për dy (2) persona dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

18-19

10-22

3-5

10-11

2-2

7-7

9-12

59-78

Ndalimet

-

3

2

4

3

1

-

1

14

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

-

2-2

-

1-1

2-4

1-1

1-2

 -

7-10

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

2

-

-

-

-

2



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për lëshimin e urdhër arrestit kundër katër (4) personave, për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, nga neni 283 të KPRK-së, “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, nga neni 300 paragrafi 2 të KPRK-së, “Shmangie nga tatimi”, nga neni 313 paragrafi 2 të KPRK-së dhe “Shpëlarja e parave”, nga neni 308 të KPRK-së.


Prokuroria Themelore Prishtinë

 

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosja”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) person, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza, kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave, për vepra të ndryshme penale.

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare” dhe një (1) person, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëzetedy (22) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër shtatë (7) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
 


Prokuroria Themelore Pejë

     
     Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

     Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh.  Dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Sulmi”, një (1) person është ndaluar për veprën penale “Vjedhja e rëndë” dhe një (1) person është ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje”.


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, kundër një (1) të pandehuri për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar gjatë detyrave zyrtare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.


Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrimin e mjeteve të cilat dyshohen të jenë përdorur për kryerjen e veprave penale.

 

Në kërkesën e parë janë sekuestruar 16 pajisje teknologjike nën dyshimin se janë përdorur për veprën penale “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike:

  • Një kompjuter HP, ngjyrë e zezë, pa nr. serik,
  • Një Lap-top i markës LENOVO, me nr. serik R9-ZX9DV13/07,
  • Një Lap-top i markës MEDION, me nr. serik FSP090-DVCA1,
  • Një kompjuter i markës LENOVO, me nr. serik S4RCLD8,
  • Një telefon celular I-phone, me nr. IMEI:353264071662899,
  • Një SD kartelë, pa nr. serik,
  • Një USB, store.it me kapacitet 8 GB,
  • Një USB, kuzer micro, me kapacitet 8 GB,
  • Një USB, win-pro,
  • Një USB, Intensor, me kapacitet 8 GB,
  • Një USB, Intenso, me kapacitet 6 GB,
  • Një USB, YVVWAA plus, me kapacitet 8 GB,
  • Një USB, Toshiba Win81DE me kapacitet 16 GB,
  • Një USB, Win764DE SP1, me kapacitet 16 GB,
  • Një USB, Trax data, me kapacitet 4 GB,
  • Një USB, Verbatim me kapacitet 4 GB, pa nr. serik,
  • Një hard disc i markës Toshiba, pa nr. serik,
  • Një hard disc i markës Seagate, me nr. serik S2ACVOH6,
  • Një hard disc i markës WD, me nr. serik WXH1A7001764.

 

Në kërkesën e dytë janë sekuestruar një kamion, çelësi i kamionit dhe një sasi e masës drusore nën dyshimin se është kryer vepra penale “Vjedhje pyllit”:

  • Një kamion i markës Mercedes, Modeli 3538, powerliner”,  
  • Çelësat e kamionit,
  • Masa drusore  dru teknik te llojit “Breu” të njoma, gjithsej 12 copë,   të pa damkuara dhe pa leje transporti në sasi prej 6.81 m³.

 

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar. Dy (2) persona janë ndaluar pasi dyshohen se kanë kryer veprat penale ‘’Falsifikimi i parasë’’ dhe ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ dhe një (1) person është ndaluar pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Falsifikimi i dokumentit’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave të dyshuar. Një (1) kërkesë ndaj dy (2) personave për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’ dhe ‘’Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë’’ dhe një (1) kërkesë ndaj dy (2) personave, me dyshimin se kanë kryer veprat penale ‘’Falsifikimi i parasë’’ dhe ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i ambientit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’.

 

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit  në Prokurorinë Themelore në Gjakovë janë ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shantazhi’’.

 

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

 


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shtrëngimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë  kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.

 


Shkarko raportin 24 orësh