Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 12 Tetor 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se janë  ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetë (8) persona të dyshuar.

 

Gjithashtu, është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për 48 orë.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy  (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

 

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

7-9

-

-

-

-

-

-

7-9

Ndalimet

-

1

1

2

1

3

-

-

8

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

-

1-1

-

-

 -

-

-

 -

1-1

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Zjarrvënia” dhe “Kanosja”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

 

 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy  (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh.

 

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, nga Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh. Një (1) person është ndaluar, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Kanosja”, një (1) person për veprën penale ‘’Sulmi’’ dhe një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kanosje”.

 

 

 


Shkarko raportin 24 orësh