Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 11 Tetor 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetë (8) persona të dyshuar, janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave të dyshuar dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj dy (2) personave të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për një (1) person të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar tre (3) persona për 48 orë dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh. Po ashtu, është bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se arrestit shtëpiak , ndaj dy  (2) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person të dyshuar.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Ndalimet

-

1

3

2

-

1

-

1

8

Paraburgimet apo masat tjera: kërkesat - personat

-

1-1

1-1

1-2

 2-2

-

-

 -

5-6

Bastisjet

-

-

-

 

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

 

-

-

-

-

-



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

 

 


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Shantazhi”.

 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për Krime të Rënda ka ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe një (1) person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”. Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda ka ndaluar një (1) person për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për Krime të Rënda ka bërë (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.

 


Prokuroria Themelore Pejë

  Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy  (2) persona të dyshuar për veprat të ndryshme penale. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh.


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se arrestit shtëpiak , ndaj dy  (2) personave për veprën penale ‘’Keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoriteti zyrtar” , “Konflikt interesi” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.  

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave. Njëra kërkesë ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Tregtia e ndaluar’’, ndërsa, kërkesa tjetër ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’.

 

 

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, nga Departamenti për Krime të Rënda është ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 

 

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh,  një (1) person të dyshuar, për shkak të veprave penale “Kanosje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Shkarko raportin 24 orësh