Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 10 Tetor 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetepesë (35) aktakuza, kundër tridhjetenëntë (39) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar.

 

Gjithashtu, janë paraqitur tetë (8) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dhjetë (10) personave të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të një automjeti, të markës VW-Golf II dhe çelësin e automjetit.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) propozim për të lëshuar letër rreshtim vendor dhe ndërkombëtarë kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).   

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj një (1) personi dhe ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11)  aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale .

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

-

10-12

-

3-3

3-3

8-8

11-13

35-39

Ndalimet

-

1

-

5

2

-

-

3

11

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

-

3-4

-

1-1

 2-2

-

-

 2-3

8-10

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

1

-

-

-

-

1

 

 

 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Kërkesat për arrestim, përfshirë ato ndërkombëtare:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) propozim për të lëshuar letër rreshtim vendor dhe ndërkombëtarë kundër gjashtë (6) personave, për veprat penale “Shpëlarje e parave” në kundërshtim me nenin 32 të Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, “Evazion fiskal në një shumë më të madhe se 15.000 €, në shkelje me nenin 249 paragrafi 2 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës, si dhe “Krim i organizuar”, në kundërshtim me nenin 274, paragrafi 1 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës.

 


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Shantazhi”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Kanosja”. Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Ndihmë në të provuarit”.

 


Prokuroria Themelore Prizren


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë  (5) persona të dyshuar për veprat të ndryshme penale. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh. Dy (2) persona janë ndaluar për veprat penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” , “Konflikt interesi”, dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, një (1) person është ndaluar për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, një (1) person është ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person është ndaluar për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj një (1) personi për veprën penale “Dhunë në familje”.


Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të:

Një automjeti –i markës VW-Golf II,

Çelësi i Veturës.

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Në njërin rast, një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Tregtia e ndaluar’’, ndërsa, në rastin tjetër (1) person është ndaluar pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave. Njëra kërkesë ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, ndërsa, kërkesa tjetër ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Kanosja’’ dhe ‘’Ngacmimi’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’ dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër (3) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’.

 

 

 

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Tregtia e ndaluar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kanosje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy (2) persona, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” .

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëmbëdhjete (11) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vetëgjyqësia”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.

 

 


Shkarko raportin 24 orësh