Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 08 Tetor 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, janë ngritur dyzetepesë (45) aktakuza kundër pesëdhjetekatër (54) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, njëmbëdhjetë (11) persona,  si dhe janë bërë dy (2)  kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) të pandehurve M.S. dhe G.A., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë” nga neni  425 paragrafi 3 lidhur me paragrafi 1të KPRK-së, dhe “Hyrje në sistemet kompjuterike” nga neni 339 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) personi të dyshuar, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy  (2) person të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).   

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhunimi”. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.  

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

1-2

8-10

15-17

2-4

5-6

2-2

8-8

4-5

45-54

Ndalimet

-

5

1

2

1

1

1

-

11

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

-

1-1

-

1-1

-

-

-

-

2-2

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


Aktakuzat:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) të pandehurve M.S. dhe G.A., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë” nga neni  425 paragrafi 3 lidhur me paragrafi 1të KPRK-së, dhe “Hyrje në sistemet kompjuterike” nga neni 339 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.


Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë në tentativë” dhe tre (3) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhunimi”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë ndalimin e një (1) personi për 48 orë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” nga neni 164 i KPRK-së.   

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për këto vepra penale:        

Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” ,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” ,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” ,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja” ,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkretërimi i pyjeve” .

 


Prokuroria Themelore Pejë

  
 Aktakuzat:

      Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”,

      Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për vepra penale  “Vjedhja e rëndë” dhe “Vjedhja” .

 
Ndalimet nga Prokurori i Shtetit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy  (2) persona të dyshuar për veprat penale “Sulmi” dhe “Kanosje”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh..

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masat tjera):

Prokuroria Themelore e Pejës, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi të pandehur për veprën penale “Dhuna në familje”.

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Shtrëngimi’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rreme’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ndërtimi pa leje’’ dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’.

 

 


Prokuroria Themelore Gjakovë


 Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, Prokuroria Themelore në Gjakovë-  Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër (2) personave për këto vepra penale “Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Grabitje”. “Sulmi” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

 
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për të Mitur i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhunimi“.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lëndimi i rëndë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

 

 


Shkarko raportin 24 orësh