Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 21 shtator 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë dhjetë (10) persona, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjashtë (6) persona për 48 orë, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Ndalimet

/

3

6

/

/

1

/

/

10

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona, në tri raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:   

Tre (3) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Vjedhja grabitqare” nga neni 316 i KPRK-së, ndërkaq dy (2) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 i KPRK-së; “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.

Gjithashtu, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprat penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së; “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 i KPRK-së; “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë  është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321 të KPRK-së.


Shkarko raportin 24 orësh