Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 20 shtator 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë dy (2) persona si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tridhjetekatër (34) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tridhjetë (30) personave të pandehur.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit është ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.  Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuari  janë dërguar në ndalim 48 orësh. Gjithashtu, është parashtruar kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy (2) të pandehurve për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Ndalimet

/

/

/

2

/

/

/

/

2

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

1 – 1

1 – 1

1 – 2

1 – 30

/

/

/

4 – 34

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Grabitja”, “Rrëmbimi” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.


Prokuroria Themelore Prizren

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit është ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.  Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuari  janë dërguar në ndalim 48 orësh.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Gjithashtu, është parashtruar kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy (2) të pandehurve për vepra penale “Sulm seksual” dhe “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tridhjetë (30) personave, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’, ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.


Shkarko raportin 24 orësh