Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 15 shtator 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetenjë (41) aktakuza kundër dyzetenëntë (49) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë shtatë (7) persona, si dhe janë bërë tre (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryere vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë ndalimin e një (1) personi, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, nën dyshimin se kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person i dyshuar për vepër penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’”. Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari  është dërguar në ndalim 48 orësh. Gjithashtu, janë ngritur katër (4) aktakuza, kundër tetë (8) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1)  kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi, si dhe ka ngritur tre (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi , si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale. 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

Personat

/

11 - 21

8 – 8

4 – 8

/

3 – 5

11 – 13

4 – 4

41 - 49

Ndalimet

/

5

1

1

/

/

/

/

7

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

 

/

1 – 1

/

/

1 – 1

/

1 – 1

3 – 3

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi trupor”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja”, dy (2) persona, në dy raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave për vepra të ndryshme penale.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”;

Tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Dy (2) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Sulmi”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë ndalimin e një (1) personi për 48 orë, pasi që i njëjti dyshohet se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186 i KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185, paragrafi 3 i KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, nën dyshimin e bazuar mirë se kanë kryer vepra të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së;  

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Tregtia e ndaluar” nga neni 299 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit” nga neni 349 i KPRK-së;

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë” nga neni 250 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 401 i KPRK-së dhe “Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë” nga neni 250 i KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit është ndaluar një (1) person i dyshuar për vepër penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’”.  Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari  është dërguar në ndalim 48 orësh.

Aktakuzat :

Dy (2) aktakuza kundër dy  (2) personave për vepër penale “Vjedhje e shërbimeve”

Një (1) aktakuzë kundër pese  (5) personave për vepër  penale “Lëndim i lehtë trupor”

Një (1) aktakuzë kundër një  (1) personi për vepër penale “Lëndim i lehtë trupor ”.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

Një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” në “bashkëkryerje”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përhapje e sëmundjeve ngjitëse”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje  e shërbimeve”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengim i personit zyrtar”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mosrespektim i vendimeve të gjykatës”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunë në familje”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera)

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti I Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti I Përgjithshëm, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4)  personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.


Shkarko raportin 24 orësh