Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 14 shtator 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë dhjetë (10) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit është ndaluar një (1) person i dyshuar për vepër penale “Marrje ryshfeti”.  Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari  është dërguar në ndalim 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në një rast.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Ndalimet

/

2

1

1

/

5

/

1

10

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

2 – 2

2 – 2

/

2 – 3

/

/

/

6 – 7

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar për 48 orë një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185, paragrafi 3  i KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së. Po ashtu, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185, paragrafi 3 i KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit është ndaluar një (1) person i dyshuar për vepër penale “Marrje ryshfeti”.  Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari  është dërguar në ndalim 48 orësh.


Prokuroria Themelore Gjilan

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar. Një (1) kërkesë ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe një (1) kërkesë ndaj dy (2) personave për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë  janë ndaluar pesë (5) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale. Tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 të KPRK-së. Dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” në bashkëkryerje nga neni 185 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosja”  sipas KPRKS-së.

 


Shkarko raportin 24 orësh