Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 10 shtator 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër tridhjetegjashtë (36) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë tetë (8) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit të gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person. Po ashtu ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) person për vepra të ndryshme penale. Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Gjilan,  gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë  (8) aktakuza, kundër trembëdhjetë   (13) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimi të një (1) personi. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengim i personit zyrtar”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë ndaj dy (2) personave për veprën e njëjtë penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

8 – 9

9 – 11

/

8 – 13

/

1 – 1

1 – 2

27 – 36

Ndalimet

/

3

1

2

/

1

1

/

8

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

2 – 2

1 – 1

/

/

1 – 1

1 – 1

1 – 1

6 – 6

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi trupor” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë ndalimin për 48 orë të një (1) personi, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186 i KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185, par. 3 i KPRK-së. (viktimë e ndjeshme – dhunë në familje).

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, nga Prokuroria Themelore në Prizren, janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në KPRK.

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprat penale “Sulmi” nga neni 184 i KPRK-së dhe “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së; 

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur” nga neni 371 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 401 i KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) person për vepra të ndryshme penale. Me urdhër të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh.  Një (1) person i ndaluar për vepër penale “Kanosje”, ndërkaq një (1) person i ndaluar për vepër penale “Pranimi i mallrave të vjedhur”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Aktakuzat:

Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur tetë  (8) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave për këto vepra penale:

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprat penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’ Lëndim i lehtë trupor’’

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’ Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabnadimi i mallrave’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 të KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Tentim vrasje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi për veprën penale “Tentim vrasje”. 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengim i personit zyrtar”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera)

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vrasja në Tentativë” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti I Përgjithshëm, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër  (2) personave, për këtë vepër penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.


Shkarko raportin 24 orësh