Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 09 shtator 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetetre (43) aktakuza kundër pesëdhjetë (50) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë nëntëmbëdhjetë (19) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë (5) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë ndalimin e pesë (5) personave, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit është  ndaluar një (1) person për vepër penale “Sulmi”. Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh. Gjithashtu, është ngritur një (1) aktakuza, kundër një (1) personi për vepre penale “Sulmi”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza, kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza ndaj tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

6 – 7

14 – 16

1 – 1

15 – 17

/

4 – 6

3 – 3

43 - 50

Ndalimet

/

11

5

1

/

1

/

1

19

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

5 – 5

1 – 1

/

1 – 1

/

/

/

7 – 7

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona, në dy raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”, tre (3) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona, për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”;

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë (5) persona për vepra të ndryshme penale. Dy (2) të mitur janë ndaluar, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Detyrimi” nga neni 328 i KPRK-së.

Po ashtu, dy (2) persona të tjerë janë ndaluar pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Detyrimi” nga neni 328 i KPRK-së, si dhe  një (1) person është ndaluar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185, paragrafi 3 i KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 i KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, nga Prokuroria Themelore në Prizren, janë ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në KPRK.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Sulmi” nga neni 184 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” nga neni 294 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja” nga neni 313 i KPRK-së;

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Zjarrvënia” nga neni 322 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 i KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit është  ndaluar një (1) person për vepër penale “Sulmi”. Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh.

Aktakuzat:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Sulmi".


Prokuroria Themelore Gjilan

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (3) personave, me dyshimin se kanë kryere veprën penale ‘’Kontrabandimi me Migrantë.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza, kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave.

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ’’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’

Tetë (8)aktakuza kundër tetë(8)personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’ Vjedhja e pyllit’’

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Kontrabandim i mallrave’’

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë’’

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Kanosja’’

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’ Sulmi’’ dhe ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunë në familje”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se I njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” sipas KPRKS-së.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër  (2) personave, kurse Departamenti I Krimeve të Rënda ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulm”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 


Shkarko raportin 24 orësh