Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 08 shtator 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzeteshtatë (47) aktakuza kundër pesëdhjetekatër (54) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, Prokurori i Shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë njëzetepesë (25) persona, si dhe ka bërë tre (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokurori i Shtetit bërë dy (2) kërkesa për sekuestrimin e dy automjeteve dhe çelësave të tyre, nën dyshimin se janë përfituar përmes veprës penale “Legalizim i përmbajtjes se rreme”. Një automjet –i markës Opel Corsa dhe çelësi i Veturës

Një automjet –i markës Peugeot ekspert kombi dhe çelësi i Veturës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tetë (8) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar pesë (5) persona për vepra të ndryshme penale. Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuarit është dërguar në ndalim 48 orësh. Gjithashtu, janë bërë dy (2) kërkesa për sekuestrimin e dy automjeteve dhe çelësave të tyre, nën dyshimin se janë përfituar përmes veprës penale “Legalizim i përmbajtjes se rreme”. Po ashtu, janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh,  ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër tetë (8) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tetë (8) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale, si dhe janë ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

9 – 10 

10 – 11

12 – 12

7 – 8

4 – 6

5 – 7

/

47 - 54

Ndalimet

/

8

1

5

3

8

/

/

25

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

1 – 1

/

/

2 – 2

/

/

/

3 – 3

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

2

/

/

/

/

2



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona, në katër raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”, dy (2) persona, në dy raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për Krime të Rënda, ka bërë ndalimin për 48 orë të një (1) personi pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 i KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, nga Prokuroria Themelore në Prizren, janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në KPRK.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së;

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë” nga neni 315 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 i KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar pesë (5) persona për vepra të ndryshme penale.  Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuarit është dërguar në ndalim 48 orësh. Tre persona janë ndaluar për vepër penale “Lëndim i lehtë trupor”. Dy (2) persona janë ndaluar për vepër penale “Përpunimi i pa autorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge  apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”.

Sekuestrimet e përkohshme:

Prokurori i Shtetit bërë dy (2) kërkesa për sekuestrimin e dy automjeteve dhe çelësave të tyre, nën dyshimin se janë përfituar përmes veprës penale “Legalizim i përmbajtjes se rreme”. Një automjet –i markës Opel Corsa dhe çelësi i Veturës

Një automjet –i markës Peugeot ekspert kombi dhe çelësi i Veturës.

Aktakuzat:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale "Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme"

Dhjetë (10) aktakuza kundër  dhjetë (10) personave për vepër penale "Vjedhje e shërbimeve"

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Vjedhje pylli”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar tre (3) persona, të  dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se kanë  kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi me Migrantë”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i përgjithshëm, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit: një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, për veprën penale ‘’Lëndim i rëndë trupor’’ dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një(1) personi për veprën penale ’ ’Lëndim i lehtë trupor ’’.

Aktakuzat:

Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:

Dy (2)aktakuza kundër dy(2)personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale’’ Sulm’’

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Vjedhja e pyllit’’

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë  janë ndaluar tetë (8) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale. Shtatë (7) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. Një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit  në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”

Dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhunë në familje”

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë”

Një (1) aktakuzë kundër  një(1) personi për veprën penale “Vozitje në gjendje të dehur”.


Shkarko raportin 24 orësh