Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 25 korrik 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur dyzetetetë (48) aktakuza kundër pesëdhjetë (50) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

 Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, shtatë (7) persona të dyshuar si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të gjashtë (6) personave të dyshuar, se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë  ndaluar dy  (2) persona të dyshuar. Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy (2) personave të dyshuar.
 

Prokuroria Themelore në Gjilan, në katër raste të ndara, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur dyzetekatër (44) aktakuza, kundër dyzetekatër (44) personave.
 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të pandehur dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

Prizren

Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

/

44 - 44

/

/

4 - 6

48 - 50

Ndalimet

/

/

/

2

4

1

/

/

7

Paraburgimet:

kërkesat – personat

/

1 - 1

/

1 - 2

/

1 - 1

/

2 - 2

5 - 6

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Vrasje në tentativë”.


Prokuroria Themelore Prizren

 

 


Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy  (2) persona të dyshuar për veprat penale “Keqtrajtimi gjatë detyrës zyrtare” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave (zyrtarë policorë), për veprat penale “Keqtrajtimi gjatë detyrës zyrtare” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, në katër raste të ndara, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, i cili dyshohet se me shufër metalike ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij.

Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar. Një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’ dhe një (1) person të dyshuar për veprën penale ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur dyzetekatër (44) aktakuza kundër dyzetekatër (44) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Dhunimi” nga neni 227 par.1 të KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Dhunimi” nga neni 227 par.1 të KPRK-së.


Prokuroria Themelore Ferizaj


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale  “Rrezikimi i trafikut publik” dhe veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Grabitje” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”.


Shkarko raportin 24 orësh