Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit


Prishtinë, 23 Korrik  2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesë (5) aktakuza, kundër tetë (8) personave.

 

Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër pesë (5) personave të dyshuar dhe dy (2) kërkesa për ekzaminim psikiatrik për dy (2) persona.

 

Po ashtu, nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë është paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të një (1) veture, për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Falsifikimi i dokumenteve’’.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar, dy (2) kërkesa për ekzaminim psikiatrik për dy (2) persona, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm, për shkak të veprës penale ”Falsifikimi i dokumenteve”.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të pandehur dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

2-3

/

/

1-1

/

/

2-4

5-8

Ndalimet

/

4

1

/

/

/

/

/

5

Paraburgimet (apo masa tjera):  kërkesat - personat

/

5-5

/

/

/

/

/

1-2

6-7

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

1

/

1

 



Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”, dy (2) persona, në dy raste ndaras, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Kanosja” dhe një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje” dhe dy (2) kërkesa për ekzaminim psikiatrik për dy (2) persona, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja”.

Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Trafikimi me njerëz”.

 

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë” dhe

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Grabitja”.

 


Prokuroria Themelore Prizren


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

 

 


Prokuroria Themelore Gjilan


Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë


Sekuestrimet e përkohshme:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të një (1) veture, për shkak të veprës penale ”Falsifikimi i dokumenteve”.

 

 

 

 


Prokuroria Themelore Ferizaj


Kërkesat për caktimin e paraburgimit apo (masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të pandehur për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Mashtrimi” dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 


Shkarko raportin 24 orësh