Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 05 korrik 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tetë (8) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, kjo prokurori ka bërë  një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, janë ndaluar katër (4) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Ndalimet

/

7

/

2

2

4

/

1

16

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

4 – 8

/

1 – 1

1 – 2

/

/

1 – 1

7 – 12

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”, dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Sulmi”, si dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhja grabitqare”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për pesë (5) persona, për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Vrasja në tentativë”, “Pjesëmarrja në rrahje” dhe “Ndihma”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” dhe një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”. 

Kërkesat për caktim të paraburgimit:

Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë  një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgim për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dy (2) personave të dyshuar për shkak të veprës penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar katër (4) persona për vepra të ndryshme penale. Tre (3) persona janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ” Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 të KPRK-së. Një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 1 të KPRK-së.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit apo (masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

 


Shkarko raportin 24 orësh