Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 04 korrik 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetepesë (55) aktakuza kundër gjashtëdhjetepesë (65) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar për 48 orë pesëmbëdhjetë (15) persona, si dhe janë bërë tre (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë një (1) kërkesë për paraburgim ndaj një (1) personi, për veprën penale “Vjedhje”, si dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza, kundër njëzetekatër (24)  personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave të dyshuar dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale, si dhe janë ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

12 – 14

17 – 24

1 – 1

3 – 4

7 – 7

15 – 15

55 – 65

Ndalimet

/

12

/

/

/

2

/

1

15

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

/

1 – 1

/

1 – 2

/

/

1 – 1

3 – 4

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

 

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona, në tri raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”, dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, në një rast të përshirë, ka ndaluar katër (4) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Ndihma” dhe “Pjesëmarrja në rrahje”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasja në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe, dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.

 


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë një (1) kërkesë për paraburgim ndaj një (1) personi, për veprën penale “Vjedhje”,

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.

Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.

 


Prokuroria Themelore Pejë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza, kundër njëzetekatër (24)  personave për vepra të ndryshme penale.

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepër penale "Vjedhja e Shërbimeve"

Një (1) aktakuzë  kundër katër (4) personave për vepër penale "Sulm ndaj personit zyrtar", 

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën  penale “Vjedhje e Shërbimeve”,

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepër  penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analog”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Mashtrimi ose dëmtimi i kreditorëve apo debitorëve”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”

Një (1) aktakuzë kundër pese (5) personave për vepër penale “Vjedhje e rëndë”

Një (1) Aktakuzë, kundër një(1) personi për vepër penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkretemi i pyjeve”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave të dyshuar, për shkak të veprës penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë janë ndaluar dy (2) persona për vepra të ndryshme penale. Një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ” Dhunë në familje” nga neni 248 të KPRK-së, si dhe një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ” Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321 paragrafi 1 të KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit  në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” nga neni 256 paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore” nga neni 260 paragrafi 2 të KPRK-së.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Deklarimet e rreme” nga neni 384 paragrafi 1  të KPRK-së.

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 paragrafi 1  të KPRK-së.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje“.

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm “;

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare“.

 

 

 


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit apo (masat tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësia”.


Shkarko raportin 24 orësh