Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 02 Korrik 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzet (40) aktakuza, kundër dyzetepesë (45) personave, për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjithsej dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda 24 orëve ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

 

 

 

 

 

 

Prokuroritë

Prokuroria

Prishtinë

Prizren

Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

Total:

 

Speciale

 

 

 

 

 

 

 

 

Aktakuzat

/

21-23

3-3

7-7

2-3

1-1

6-8

/

40-45

personat

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ndalimet

/

7

2

1

1

1

/

/

12

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Paraburgimet:

 

/

1-1

1-1

/

 

1-1

1-1

/

/

 

4-4

kërkesat – personat

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sekuestrimet

 

/

/

/

/

 

/

/

/

/

 

/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprat penale “Vjedhja” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Deklarimi i rremë nën betim”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën “Sulmi”, si dhe, një (1) person, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza, kundër njëzetetre (23)personave për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Marrja e ryshfetit”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi seksual” dhe

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar. Një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja në tentativë’’ dhe një (1) person të dyshuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar, për shkak të veprës penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve” dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë ditës 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Kanosja”.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave për këto  vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Arratisja e personit të privuar nga liria”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim te pa autorizuar te armeve” dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’, i cili dyshohet se në repartin e Gjinekologjisë, në Spitalin Regjional në Gjilan është kacafytur me rojën fizike, të cilin e ka rrëzuar në shkallë, duke i shkaktuar lëndime trupore, frakturë në dorë.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar, për shkak të veprës penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Fajdeja’’ dhe

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “”Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Kanosja’’.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8)personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja“,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë“,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge“ dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm“.


Shkarko raportin 24 orësh