Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 24 qershor  2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetepesë (95) aktakuza kundër njëqindenëntë (109) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë katër (4) persona, si dhe janë bërë tre (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, Prokurori i Shtetit ka bërë dy  (2) kërkesa për sekuestrim të përkohshëm. Nga kërkesa e parë është sekuestruar një automjetit i markës “AUDI”, ndërkaq nga kërkesa e dytë janë sekuestruar pesë kafshë (lopë) nën dyshimin se të njëjtat janë sjell përmes veprës penale “Kontrabandimi i mallrave”.  

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur ka ngritur tridhjetetre (33) aktakuza kundër tridhjetenëntë (39) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Sulmi”. Prokurorisë Themelore të Pejës, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.  Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrimin e një automjetit të markës “AUDI” dhe pesë kafshëve (lopë) nën dyshimin se të njëjtat janë sjell përmes veprës penale “Kontrabandimi i mallrave”.  

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar dhe ka ngritur tridhjetenëntë (39) aktakuza, kundër dyzet (40) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Dhunë në familje” nga neni 248 të KPRK-së, si dhe janë ngritur tre (3) aktakuzë kundër gjashtë (6) persona për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

Personat

/

33 – 39

6 – 7  

/

39 – 40

3 – 6

5 – 6

9 – 11

95 – 109

Ndalimet

/

1

/

1

/

1

/

1

4

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

1 – 1

/

1 – 1

1 – 1

/

/

/

3 – 3  

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

2

/

/

/

/

2



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë në bashkëkryerje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tridhjetetre (33) aktakuza kundër tridhjetenëntë (39) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dënimet Penale për Aktivitet e Jashtëligjshme Minerare”, nga Ligji për Minierat dhe Mineralet;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”;

Trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për veprën penale “Vjedhja”;

Gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.


Prokuroria Themelore Prizren

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 i KPRK-së.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër dy (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës” nga neni 245 i KPRK-së.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Sulmi”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokurorisë Themelore të Pejës, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Sekuestrimet e përkohshme:

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrimin e një automjetit të markës “AUDI” dhe pesë kafshëve (lopë) nën dyshimin se të njëjtat janë sjell përmes veprës penale “Kontrabandimi i mallrave”.  

Një kafshë (gjedh), raca simental

Një kafshë (gjedh), frizis Holstein

Një kafshë (gjedh), raca simental

Një kafshë (gjedh) raca simental

Një kafshë (gjedh) raca simental

Një automjet i markës Audi, , ngjyrë vishnje dhe çelësi i veturës.


Prokuroria Themelore Gjilan

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar, për shkak të veprës penale ‘’Vrasja në tentativë’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tridhjetenëntë (39) aktakuza, kundër dyzet (40) personave, për këto vepra penale:

Tridhjetedy (32) aktakuza kundër tridhjetedy (32) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’ dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Dhunë në familje” nga neni 248 të KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit  në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur tre (3) aktakuzë kundër gjashtë (6) persona.

Një (1) aktakuzë, kundër katër (4) persona për vepër penale “Mashtrimi” nga neni 335 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”  nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”  nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367 paragrafi 1 të KPRK-së.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve“;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Detyrimi“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare “.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje grabitqare”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.

 


Shkarko raportin 24 orësh