Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 23 qershor  2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindetridhjetedy (132) aktakuza kundër njëqindepesëdhjetenjë (151) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë gjashtë (6) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, Prokurori i Shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një (1) automjeti të  markës VW-Golf 19E dhe çelësin e veturë, për shkak të dyshimit se e njëjta është përfituar përmes veprës penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person i dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar për shkak dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas nenit 248 të KPRK-së. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzet (20) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Detyrimi”. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy (2) të pandehurve për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.  Gjithashtu, Prokuroria e Pejës ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një (1) automjeti të  markës VW-Golf 19E dhe çelësin e veturë, për shkak të dyshimit se e njëjta është përfituar përmes veprës penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”. Kjo prokurori ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar dhe ka ngritur tridhjeteshtatë (37) aktakuza, kundër dyzetetre (43) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) kundër një (1) personi për vepër penale “Falsifikim i dokumentit” nga neni 398 paragrafi 2 i KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Sulm seksual”. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur dhe ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër njëzetenëntë (29) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

29 – 31

19 – 20

4 – 7

37 – 43

1 – 1

17 – 20

25 – 29

132 – 151

Ndalimet

/

1

1

2

1

/

1

/

6

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

2 – 3

/

1 – 2

1 – 1

/

/

1 – 1

5 – 7

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

1

/

/

/

/

1

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave për vepra të ndryshme penale.

Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për veprën penale “Vjedhja”;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”;

Gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar për shkak dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas nenit 248 të KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzet (20) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 i KPRK-së.

Dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare” nga neni 140 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 398 i KPRK-së (kodi i vjetër).

 


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Detyrimi”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë dërguar në ndalim 48 orësh.

Kërkesat për caktimin e  paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) të pandehurve për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”. 

Sekuestrimet e përkohshme:

Prokurori i shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një automjetit të  markës VW-Golf 19E dhe çelësin e veturë, për shkak të dyshimit se e njëjta është përfituar përmes veprës penale “Legalizimi i përmbajtjes se rreme”. 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Dy (2) aktakuza, ndaj pesë (5) personave, për veprën penale "Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve".

Një (1) aktakuzë kundër një  (1) personi për veprën penale "Vjedhje e shërbimeve"

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “ Legalizim i përmbajtjes së rreme”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë në tentativë’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar, për shkak të veprës penale ‘’Kanosja’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tridhjeteshtatë (37) aktakuza, kundër dyzetetre (43) personave, për këto vepra penale:

Njëzetegjashtë (26) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave për veprën penale ‘’Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’’ dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ndërtimi pa leje’’.

 


Prokuroria Themelore Gjakovë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) kundër një (1) personi për vepër penale “Falsifikim i dokumentit” nga neni 398 paragrafi 2 i KPRK-së.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Sulm seksual”.

Aktakuzat:

Një (1) aktakuzë kundër  një (1) personi për veprën penale “Dhunë në familje”

Tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje”

Një (1) aktakuzë kundër  një (1) personi për veprën penale “Kanosje”

Një (1) aktakuzë kundër  një (1) personi për veprën penale “Vjedhje pylli”

Një (1) aktakuzë kundër  një (1) personi për veprën penale “Dëmtim asgjësim i pasurisë;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”

Një (1) aktakuzë kundër  një (1) personi për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”

Një (1) aktakuzë kundër  një (1) personi për veprën penale “Përdorim i armës”

Dy (2) aktakuza kundër (2) personave për veprën penale “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”

Një (1) aktakuzë kundër  një (1) personi për veprën penale “Organizim dhe pjesëmarrja në grup terrorist”

Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër njëzetenëntë (29) personave për këto vepra penale:

Njëzet (20) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”,

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale “Vjedhje” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

 


Shkarko raportin 24 orësh