Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 05 qershor  2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjeteshtatë (37) aktakuza kundër dyzetekatër (44) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, prokurori i shtetit ka ndaluar për 48 orë gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe ka bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë (9) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për masë të përkohshme për konfiskim të përkohshëm për të siguruar pasurinë për dy (2) persona, për veprën penale “Pastrimi i parave, fshehja e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme sipas nenit 302.

 

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për masë të përkohshme për konfiskim të përkohshëm për të siguruar pasurinë për dy (2) persona, për veprën penale “Pastrimi i parave, fshehja e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme sipas nenit 302.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur tre (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë (5) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve ilegale ose i vijës kufitare”. Po ashtu, kjo Prokurori ka paraqitur kërkesë për sekuestrim pranë Gjykatës kompetente nën dyshimin e bazuar për veprën penale “Vjedhje pylli” sipas KPRK-së.  Me këtë rast është sekuestruar një (1) kamion me drunjë. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar katër (4) persona për vepra të ndryshme penale. Prokurori i shtetit ka marr aktvendim që të dyshuarit të dërgohen në ndalim 48 orësh. Gjatë ditës së enjte Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë tri (3) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj tre (3) personave për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë  ngritur dy (2) aktakuza ndaj dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale, si dhe kjo prokurori gjatë 24 orëve të fundit  në ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

8 – 8

11 – 17

2 – 2

2 – 2

2 – 2

12 – 13

/

37 – 44

Ndalimet

/

3

1

4

3

5

/

/

16

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

3 – 5

/

3 - 3 

/

/

/

1 – 1

7 - 9

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

1

/

1

/

/

/

/

/

1

 



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për masë të përkohshme për konfiskim të përkohshëm për të siguruar pasurinë për dy (2) persona, për veprën penale “Pastrimi i parave, fshehja e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme sipas nenit 302.

 


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona, për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lëndimi trupor”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar (shtetas nga Republika e Shqipërisë), për shkak dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve ilegale ose i vijës kufitare” sipas KPRK-së.

Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm ka paraqitur kërkesë për sekuestrim pranë Gjykatës kompetente nën dyshimin e bazuar për veprën penale “Vjedhje pylli” sipas KPRK-së.

Me këtë rast është sekuestruar:

Një (1) kamion me drunjë, nga Podujeva në Prizren (pa leje për prerje dhe transport).

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda janë ngritur këto aktakuza:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Grabitja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërsa, në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur këto aktakuza:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Thirrja për rezistencë”;

Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

 


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona për vepra të ndryshme penale. Prokurori i shtetit ka marr aktvendim që të dyshuarit të dërgohen në ndalim 48 orësh. Një (1) person është ndaluar për veprën penale  “Pengim i personit zyrtarë “ nga Neni 401 të KPRK-së. Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Sulmi“ nga neni 184 të KPRK-së. Një (1) person tjetër është ndaluar për veprën penale “Kanosje“ nga neni 181 par 3 të KPRK-së, ndërkaq një (1) person i ndaluar për veprën penale  “Lëndim i lehtë trupor“ nga neni 185 par 3.1 të KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë tri (3) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj tre personave për vepra të ndryshme penale. Dy (2) kërkesa për paraburgim, ndaj dy (2) të pandehurve për veprën penale “Dhunë në familje”.

Një (1) kërkesë për paraburgim ndaj të një (1) të pandehuri për veprën penale “Vjedhje”.

Aktakuzat:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “ Vjedhje Pylli “

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale “Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim te pa autorizuar te armeve “.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’, ndaj një të mituri, një (1) person, për shkak të veprës penale ‘’Ngacmimi’’ dhe një (1) person të dyshuar për veprën penale ‘’Fajdeja’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Tregtia e ndaluar’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ”Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 të KPRK-së. Po ashtu, janë ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ”Kanosje” nga neni 181 të KPRK-së. Gjithashtu, kjo prokurori ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 të KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit  në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprat penale “Fajde” dhe “Sulm”.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale ”Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë“;

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar“;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare “;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Armëmbajtje pa leje“.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit apo masat tjera:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi të pandehur, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.


Shkarko raportin 24 orësh