Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 04 qershor  2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjeteshtatë (77) aktakuza kundër nëntëdhjetenëntë (99) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë njëzetekatër (24) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, të cilët dyshohen se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokurori i Shtetit, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë kërkesë për sekuestrimin e një VW-Pick up, ngjyrë e kaltër, viti i prodhimit 1998,  një motor sharre e markës “Stihl 023, ngjyrë bardhë-portokalli, si dhe të masës drusore e llojit breu,   të pa damkuara dhe pa leje transporti në sasi prej 1.00 m³.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar shtatë (7) persona për vepra të ndryshme penale. Prokurori i shtetit ka marr aktvendim që të dyshuarit të dërgohen në ndalim 48 orësh. Gjatë ditës së djeshme, Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur katër (4) aktakuza ndaj katër (4) personave për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë kërkesë për sekuestrimin e mjeteve të cilat dyshohet të jenë përfituar përmes veprave penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprës penale. Po ashtu, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

17 – 2 5

7 – 15

4 – 4

2 – 2

3 – 4

25 – 28

19 – 21

77 – 99

Ndalimet

/

12

/

7

3

1

/

1

24

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

2 – 3

/

/

/

/

/

/

2 – 3

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

1

/

/

/

/

1

 



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona, në dy raste ndaras, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, si dhe, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe gjashtë (6) persona të përfshirë në një rast, me dyshimin se dy prej tyre kanë kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, tre të tjerë për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, dhe njëri nga ta për veprën penale “Ngacmimi”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për veprat penale “Kanosja” dhe “Lëndimi trupor” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Ngacmimi”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave për vepra të ndryshme penale.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”;

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjet”;

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi seksual”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”;

Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”.


Prokuroria Themelore Prizren

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur shtatë (7)  aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mospërfillja e gjykatës” dhe “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Tri (3) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.

 


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar shtatë (7) persona për vepra të ndryshme penale. Prokurori i shtetit ka marr aktvendim që të dyshuarit të dërgohen në ndalim 48 orësh.

Tre (3) persona të ndaluar për veprën penale “Dhunë në familje”, nga neni 248 të KPRK-së.

Dy (2) persona të  ndaluar për veprën penale  “ Lëndim I lehtë Trupor “ nga Neni 185 të KPRK-së ,

Një (1) person i ndaluar për veprën penale  “Pengim i personave zyrtarë  “ nga Neni 401 lidhur më Nenin 31 të KPRK-së ,

Një (1) person i ndaluar për veprën penale  “ Vjedhje “ nga Neni 301 të KPRK-së.

Aktakuzat:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për (1) një  vepër penale “ Vjedhje  e Shërbimeve Publike “

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për (1) një  vepër penale “Lëndimi i lehtë trupor “

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për (1) një  vepër penale “Kanosja“

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për vepër penale ““Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përftuara me kryerjen e veprës penale” nga neni 333 të KPRK-së”.

Sekuestrimet e përkohshme:

1) Një VW-Pick up, ngjyrë e kaltër, viti i prodhimit 1998

2) Një motor sharre e markës “Stihl 023, ngjyrë bardhë-portokalli

3) Masa drusore e llojit breu,   të pa damkuara dhe pa leje transporti në sasi prej 1.00 m³.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, për shkak të veprës penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjakovë - Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ”Dhunim” nga neni 227 të KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit  në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunë në familje”

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

 


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunë në familje“;

Shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotropse ose analoge“;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor“;

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve“;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare“;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosje“;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë “;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi“;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje pylli“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave“.

 


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetenjë (21) personave për këto vepra penale:

Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Sulmi”,

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

 


Shkarko raportin 24 orësh