Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 2 qershor 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetekatër (94) aktakuza kundër njëqindetre (103) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Po ashtu, prokurori i shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë tetë (8) persona, si dhe ka bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokurori i Shtetit, ka bërë kërkesë për sekuestrimin e mjeteve të cilat dyshohet të jenë përfituar përmes veprave penale.

Një Traktor i markës “SAME prodhim Italian”, ngjyrë e portokalli, pa targa, me nr. identifikues CPR707020618 dhe të një rimorkio e traktorit. Po ashtu, nga kjo prokurori janë sekuestruar edhe masë drusore e llojit Ahu për djegie të njoma,  të pa damkuara dhe pa leje transporti në sasi prej 6.70 m³.

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur (18) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

 

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.  Prokurori i shtetit ka marr aktvendim që i dyshuari të dërgohet në ndalim 48 orësh. Gjatë ditës së djeshme Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur tridhjetedy (32) aktakuza ndaj tridhjetetre (33) personave për veprën penale “Dhuna në familje”. Gjithashtu, është bërë kërkesë nga prokurori i shtetit për sekuestrimin e mjeteve të cilat dyshohet të jenë përfituar përmes veprave penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh.

 

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tridhjetedy (32) aktakuza kundër tridhjetepesë (35) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave të pandehur.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

Personat

/

18 - 22

4 – 5

32 - 33

8 – 8

/

32 – 35

/

94 - 103

Ndalimet

/

3

2

1

/

1

/

1

8

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

2 – 2

/

/

/

/

/

2 – 2

4 – 4

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

1

/

/

/

/

1



Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja”, si dhe, dy (2) persona me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Kanosja”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;

Tri (3) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Sulmi”;

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, për shkak dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar një (1) person të dyshuar për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.  Prokurori i shtetit ka marr aktvendim që i dyshuarit të dërgohet në ndalim 48 orësh.

 

Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria e Pejës, ka bërë kërkesë për sekuestrimin e mjeteve të cilat dyshohet të jenë përfituar përmes veprave penale.

Një Traktor i markës “SAME prodhim Italian”,  ngjyrë e portokalli, pa targa, me nr. identifikues CPR707020618 dhe të një rimorkio e traktorit. Po ashtu, nga kjo prokurori janë sekuestruar edhe masë drusore e llojit Ahu për djegie të njoma,  të pa damkuara dhe pa leje transporti në sasi prej 6.70 m³

 

Aktakuzat:

Tridhjetedy (32) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave për veprën penale “Dhuna në familje”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Lëndim i lehtë trupor” në  nga neni 185  paragrafi 1 të KPRK-së.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge“.

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tridhjetenjë (31) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Deklarimi i rremë nën betim“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm“;

Nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve“;

Pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për veprën penale “Vjedhja pylli“;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunë në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge“;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje“.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe “Vrasje e rëndë” sipas KPRK-së.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” dhe veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.


Shkarko raportin 24 orësh