Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 08 mars 2020 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ”Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.

Po ashtu, Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë ndaluar për 48 orë pesë (5) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë ditës se shtunë ka ndaluar katër (4) persona për vepra të ndryshme penale. Një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, një (1) i dyshuar tjetër është ndaluar për veprën penale “Vjedhje e rëndë ”, kurse dy (2) të dyshuar janë ndaluar për veprën penale “Vënia në qarkullim e produkteve të dëmshme penale”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale ”Kontrabandim i mallrave”. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale ” Kontrabandim i mallrave”. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ”Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

/

/

/

/

/

/

1 – 1

/

1 – 1

Ndalimet

/

3

/

4

/

/

1

/

5

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

2 – 3

/

/

/

/

1 – 1

/

3 – 4

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/

Prokuroria Themelore Prishtinë

2. Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi seksual”, si dhe, një person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për veprën penale “Grabitja”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Dhunimi”.

Prokuroria Themelore Pejë

4. Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë ditës se shtunë ka ndaluar katër (4) persona për vepra të ndryshme penale. Një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, një (1) i dyshuar tjetër është ndaluar për veprën penale “Vjedhje e rëndë ”, kurse dy (2) të dyshuar janë ndaluar për veprën penale “Vënia në qarkullim e produkteve të dëmshme penale”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
 
Prokuroria Themelore Gjakovë

7. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale ”Kontrabandim i mallrave”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale ” Kontrabandim i mallrave”.

Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të vepre penale ”Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.

Prokuroria Themelore Mitrovicë

Shkarko raportin 24 orësh