Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 6 mars 2020 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetegjashtë (46) aktakuza, kundër pesëdhjetegjashtë (56) personave, për vepra të ndryshme penale.


Gjithashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë (8) personave dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj dy (2) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza, kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të veprës penale ‘’Vetëgjyqësia’’.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj dy (2) personave të dyshuar. Gjithashtu, janë ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër shtatë (7) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëmbëdhjete (11) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër tre (3) personave dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

 

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

-

14-18

-

-

 7-7

6-7

 11-14

8-10

46-56

Ndalimet

-

7

-

1

-

2

-

-

10

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

-

2-3

-

-

 2-3

1-1

-

 3-3

8-10

Bastisjet

-

-

-

-

-

-

-

-

-

Sekuestrimet

-

-

-

-

-

-

-

-

-


 


Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës


 


Prokuroria Themelore Prishtinë

Prokuroria Themelore Prishtinë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, në dy raste ndaras, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Kanosja”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulmi”, një (1) person me dyshimin e vepraave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Sulmi”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, si dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, për shkak të veprës penale “Grabitja”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza, kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”,
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Katër (4) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Vjedhja” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”.
 


Prokuroria Themelore Prizren


 


Prokuroria Themelore Pejë

3. Prokuroria Themelore Pejë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të veprës penale ‘’Vetëgjyqësia’’.


Prokuroria Themelore Gjilan

4. Prokuroria Themelore Gjilan


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se ka qenë i përfshirë në rastin e dhunimit, të datës 23 shkurt 2020, i cili deri më tani ka qenë në arrati. I njëjti është ndaluar për veprën penale ‘’Dhunimi’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar, për shkak të veprës penale ‘’Dhunimi’’.
Departamenti Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj dy (2) personave të dyshuar, për shkak të veprës penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Vrasja e rëndë’’, ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’.
 


Prokuroria Themelore Gjakovë


5. Prokuroria Themelore Gjakovë


Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Dhuna në Familje”, ndërkaq Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Dhunimi”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në Familje”.

Aktakuzat:
Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, nga Departamenti Përgjithshëm janë ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër shtatë (7) personave për këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”, dhe
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

6. Prokuroria Themelore Mitrovicë


Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëmbëdhjete (11) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Trajtim i detyrueshëm psikiatrik“,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve“,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikim i dokumentit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik“,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “posedim i paautorizuar i substancave narkotike“
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
 


Prokuroria Themelore Ferizaj

7. Prokuroria Themelore Ferizaj 


Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera)
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj, kundër një (1) personi të pandehur, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të mitur për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”.


Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.
Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur këto aktakuza:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm ka ngritur këto aktakuza:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”.